Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka kaluar me sukses filtrin e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha paraditen e kësaj të mërkure vendimin. Ashtu si në seancën e dëgjimit, edhe në atë të vendimit, numri një i akuzës nuk ka qenë e pranishme. Mungesa e saj u bë objekt debati mes komisionit dhe përfaqësuesit ndërkombëtar.

Teo Xhekobs kërkoi të debatonte me Markun profesionalisht për rastin e një qytetari për të cilin ajo kishte kërkuar lënien në qeli dy herë, pasi kishte ngarë mjetin në gjendje të dehur. Pas daljes së vendimit, avokatja e Prokurores së Përgjithshme sqaroi se politika penale ka ndryshuar dhe personi ishte përsërites.

Këtë të mërkurë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi një seancë dëgjimore edhe me gjyqtaren e Tiranës, Alma Brati. Sipas komisionit, ajo nuk ka probleme me justifikimin e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Tv Klan