“Viti i dhunës” në Londër, siç po cilësohet ndryshe 2018-a, ka shënuar viktimën e tij më të fundit pasi një 18-vjeçar është therur për vdekje.

Adoleshenti u gjet i plagosur rëndë më Camberwell, rreth orës 7 të mbrëmjes dhe ndërroi jetë më vonë në spital.

Kalimtarë të rastit u munduan të mbajnë gjallë 18-vjeçarin ndërsa prisnin ambulancën, por ai vdiq në orët e para të mëngjesit në spital.

“Presim të bëhet identifikimi formal. Të afërmit e viktimës janë informuar. Një ekspertizë mjeko-ligjore do të kryhet.

Nuk ka ende arrestime, por hetimet vazhdojnë”,

tha

Policia në një deklaratë

.

Sipas “The Sun”, të paktën 51 persona janë therur për vdekje në Londër që nga fillimi i vitit 2018.

/

tvklan.al