Presidenti rus Vladimir Putin zuri vendin e kamionistit, duke marrë timonin e një mjeti të rëndë, me rastin e përurimit të një ure që lidh Krimenë me Rusinë.

I shoqëruar nga dhjetëra automjete të tjera, shefi i Kremlinit kryesonte vargun, në rrugëtimin drejt rajonit të aneksuar në vitin 2014.

Ura e ndërtuar nga Moska u bë pa lejen e Kievit. BE reagoi duke e quajtur këtë veprim një dhunim të sovranitetit të Ukrainës.

Tv Klan