Të gjitha autoritetet duhet të bashkëpunojnë më shumë për të rritur sigurinë në shkolla. Këtë apel bëri ambasadori i OSBE në vendin tonë i cili shprehet se e gjithë puna në këtë aspekt nis me edukimin në familje.

Michel Tarran, ambasador i OSBE në Tiranë: Një problem kaq serioz mund të zgjidhet vetëm me pjesëmarrjen e të gjithëve. Nuk duhet që njerëzit të konsiderojnë që siguria është vetëm problem i Policisë, jo. Siguria është problem i të gjithëve dhe fillon zgjidhja e këtij problemi në nivelin e familjes, shkollës dhe jetës publike.

Këto deklarata ambasadori i OSBE në vendin tonë i bëri pas një aktiviteti në Elbasan, për të drejtat e fëmijëve.

Klan News