Lajme Arkiva 2003
14 vite burg ka kërkuar prokurori për Mimoza Shotën, e cila më 15 Qershor të këtij viti qëlloi për vdekje të dashurin e saj Shkëlqim Shima.
Përfaqësuesi i akuzës Xhemal Boshnjaku e ka shpallur fajtore Shotën për dy akuza, atë të vrasjes me paramendim, për të cilën kërkoi 10 vjet burg dhe armëmbajtjes pa leje për të cilën kërkoi 5.5 vite burg. Në bashkim të dy dënimeve prokurori ka kërkuar 14 vjet burg.
Në seancën e sotme Mimoza Shota nuk ka marrë pjesë duke u përfaqësuar nga avokati mbrojtës, seanca tjetër do të zhvillohet në 8 Dhjetor, ku do të shpallet edhe vendimi i gjykatës./tvklan.al