Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë fundjavën e kaluar në Gjermani. Krimi ndodhi në Eisenbahnstrasse, në qytetin Leipzig. Policia gjermane ka mundur arrestojë një të dyshuar të mërkurën. Ai është një 52-vjeçar, gjithashtu shqiptar. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Ky i fundit dyshohet për vrasje nga pakujdesia. Rrethanat e ngjarjes janë ende nën hetim.

Sipas mediave gjermane, mes dy shqiptarëve ka patur debat të fortë mbrëmjen e së dielës së kaluar për motive ende të paditura. Pas sherrit, 39-vjeçari mbeti i plagosur rëndë. Nuk dihet nëse u përdorën armë. Më pas, shqiptari ndërroi jetë në spital.

Aktualisht policia gjermane është në kërkim edhe një dëshmitari, që konsiderohet kyç për hetimin.

/tvklan.al