Drejtuesi i SPAK dhe 2 prokurorë po verifikojnë kandidatët
Zbardhen disa prej emrave që kanë shfaqur interes për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit.
Burime pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bëjnë me dije se deri tani kanë shfaqur interes disa emra të rëndësishëm që kryesisht vijnë nga radhët e Policisë së Shtetit.
Mësohet se në garë për kreun e BKH-së është Artan Shkëmbi, drejtues aktual i Task-Forcës. Referuar burimeve, deri tani janë shtatë persona mes të cilëvë edhe Fatos Dervishi, që ka mbajtur postin e zv/Prokurorit të Përgjithshëm që kanë shfaqur interes.
Komisioni që po verifikon dokumentacionin përbëhet nga kreu i SPAK Arben Kraja dhe dy prokurorët Behar Dibra dhe Ened Nakuçi. Afati i fundit për të aplikuar për drejtuesin e BKH është data 30 Janar 2020.
Tv Klan