Një shtëpi bari raportohet të jetë zbuluar nga policia në fshatin Veliqot të Tepelenës. Sipas asaj që mëson gazetari Besar Bajraktaraj, autoritetet kanë zbuluar të paktën 200 rrënjë kanabis të mbjella në vazo.
“Si rezultat i kontrolleve dhe inteligjencës policore shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në rrugën e fshatit Veliqot kanë zbuluar një ambient (shtëpi e pabanuar) të përshtatur me llamba që furnizoheshin me energji elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa në vazo. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit. Në përfundim të veprimeve të para do ketë informacion më të detajuar. Ndërkohë shërbimet e policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambientet e mbyllura”, tha policia e Tepelenës në një informacion paraprak për mediat./tvklan.al