Forcat parlamentare që do të kenë të drejtë të kenë anëtarë në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve do të jenë Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate nga shumica dhe Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë nga partitë opozitare.
PS dhe PD do të kenë nga 2 anëtarë dhe PSD dhe PL nga 1 anëtar.
Anëtarët e 7 në KZAZ me numër çift, pas shortit të hedhur nga KQZ, u vendos të jenë të Partisë Socialiste dhe në ato me numra tek, nga Partia Demokratike.
Tv Klan