Partia Socialdemokrate dhe Partia Demokratike Shqiptare nuk do të jenë pjesë e koalicionit më të ri me VMRO-DPMNE. Kreu i partisë VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski, ka nënshkruar të enjten marrëveshje parazgjedhore për koalicion me 18 parti, duke lënë jashtë 2 parti të cilat më parë kishte koalicion qeveritar. Koalicioni hyri në krizë në momentin ku PDSH parashtrojë 6 kërkesa në interes të shqiptarëve të Maqedonisë.

Marrëveshja e re mes Gruevskit dhe 18 partive të tjera i hap rrugë një koalicioni të ri qeveritar dhe në parlamentin e ardhshëm pas zgjedhjeve të 1 qershorit. Ndërkohë që PSD do të bashkohet me opozitën në këto zgjedhje, PDSH do të dalë e vetme. Nga ana tjetër Paria e Bashkimit Demokrat për Integrim, ka publikuar listat me emrat e kandidatëve mes tyre dhe Ali Ahmeti. PDI do të përfaqësohet në 4 zona me 18 kandidat. Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni do të zhvillohen të dielën e parë të qershorit./tvklan.al