Lajme Arkiva 2003

Ngjajet më të rëndësishme të kësaj jave në rajon janë përqendruar në arrestimet e ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në Hagë  konfirmoi arrestimin e Fatmir Limaj në Kranjagora nga autoritet sllovene.

Njoftimi i zyrës së prokurorëve në këtë gjykatë ka përgënjeshtruar njoftimet se Limaj është vetë dorëzuar, ky i fundit madje deklaron në linjë telefonik për televizionin Koha Vizion se do të dorëzohej vetë dhe se ishte krenar për çfarë kishte bërë në të kaluarën për popullin e tij.

Deputeti Fatmir Limaj është një nga udhëheqësit e Partisë Demokratikë të Kosovës i cili akuzohet nga gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime lufte. Limaj është akuzuar bashkë me tre luftëtarë të UÇK-së për torturimin dhe vrasjen e serbëve dhe shqiptarëve në vitin ’98.

Po me këtë akuzë janë arrestuar edhe tre shqiptarë të tjerë, Haradin Bala, Isak Mysliu dhe Agim Murtezi. Tre të arrestuarit janë ndaluar nga forcat e KFOR-it në Kosovë ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lordi Xhorxh Robinson tha se arrestimet tregonin se aleanca ishte e vendosur të vepronte kundër të dyshuarve për krime lufte kudo në ish-jugosllavi, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.

Po këtë javë ka nisur gjykimi për katër ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, mes tyre edhe gjeneral major Rustem Mustafa, ose s’çnjihet ndryshe Remi. Paraqitja para gjyqit e komandant Remit, shënon edhe paraqitjen e gjeneralit të tretë të UÇK-së para një gjykate.

Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë kumtoi këtë javë se ka të dhëna për pjesëmarrjen e gjeneralëve të Shqipërisë në radhët e Armatës Kombëtare Shqiptare.

AKSH-ja është krahu ushtarak i frontit kombëtarë të shqiptarëve të bashkuar ku hasen emra për të cilët ekzistojnë dyshime se janë ish-oficerë të armatës shqiptare”, ka deklaruar zëdhënësi Gjyrovski.

Ministri Buçkovski i ka përgënjeshtuar këto të dhëna në një takim me ministrin e mbrojtjes Pandeli Majko./tvklan.al