Lot dhe emocione!

Një 92-vjeçare greke është takuar për herë të parë pas 70 vitesh me familjen çifute që i ndihmoi t’i shpëtonin nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë adoleshencës, Melponi Dina fshehu gjashtë anëtarë të familjes Mordechai, ndërsa më vonë i ndihmoi të arratisen. Takimi prekës u zhvillua në muzeun memorial për Holokaustin në Jeruzalem. Ndërkohë personat që i shpëtuan nazistëve, Sarah Yanai dhe Yossi Mor morën me vete edhe fëmijët, mbesat dhe nipa në këtë takim, i cili u shoqërua me lot dhe emocione.

“Nuk ka fjalë që ta përshkruaj këtë ndjenjë. Është shumë emocionuese që takohemi sërish. Na fshehu në një shtëpi. Shpëtoi të gjithë familjen time. Gjashtë persona… Nuk e imagjinoni dot rrezikun që i kanosej Dinës dhe familjes së saj”, tha Yanai për mediat.

Nazistët e pushtuan Greqinë në vitin 1941 deri në vitin 1944. Shumica e hebrenjve grekë, rreth 80.000 persona, vdiqën për shkak të përndjekjes nga nazistët. Pjesa më e madhe prej tyre u vranë në kampin e Aushvicit.

Ndërkohë Dina dhe dy motrat e saj e fshehën familjen hebrenje në një xhami të braktisur. Në momentin që situata u bë e rrezikshme, ato i morën në shtëpinë e tyre.

Edhe pse nën një rrezik të jashtëzakonshëm, motrat dërguan një prej fëmijëve të familjes në spital. Kur vendndodhja e tyre u zbulua, greket i ndihmuan që të arratiseshin nga vendi./tvklan.al