A e ka nënvlerësuar Edi Ramën si njeri politik? Kryedemokrati Sali Berisha e dha një përgjigje edhe për këtë, sonte në studion e “Opinion”.

Sali Berisha: Erdhi në fillim, ndejti një orë në mbledhje…Gramozi e përzuri, për deklaratat që bëri. Ai gënjen, e kam parë çfarë thotë Rama. Ky u ngrit me flamur ekstremizmi. E dyta në mënyrë të pakuptimtë, i tha Gramozi ku ishe ti? Më dërguan tha. Kush të dërgoi? U ngrit e doli, i them (Gramozit) gabim bëre që i the ik. Jo tha, e dëgjove ti se tha më dërguan…

Blendi Fevziu: Nejse, përtej kësaj. Në karrierën e tij politike a e keni nënvlerësuar?

Sali Berisha: Përtej kësaj, nuk ma ka prerë mendja se ky do shpaloste të gjithë urrejtjen atërore për kundërshtarin. Se njeriu kur gjykon tjetrin e gjykon nga vetja. Unë në 2007-ën kisha mundësi të merrja 100% bashkitë e vendit, i çova fjalë që nuk do bëj kurrë zgjedhje pa opozitën.

Po a i njeh Ramës ndonjë meritë politike?

“Largimi i 40% të shqiptarëve nga Shqipëria është akti më armiqësor se çdo pushtim dhe diktaturë. Nuk mund të flitet për merita”, tha Berisha.

/tvklan.al