Lajme Arkiva 2003
Konsensus për konfliktet parazgjedhore ky ka qenë mesazhi i Presidentit të Republikës Alfred Moisiu pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara Amerikës, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në aeroportin e Rinasit.
Alfred Moisiu: Problemet që janë krijuar në prag të fushatës zgjedhore të zgjidhen me konsensus ashtu siç u arrit të garantojë Kodi Zgjedhor, pra të krijohet balanca në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të ketë marrëveshje të plotë se si do të përdoret policia .
Moisiu shprehu keqardhjen për vrasjen e emigrantit shqiptar në kufi.
Alfred Moisiu: Greqia si një vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe anëtare e NATOS duhet ti shikojë problemet e trajtimit të shqiptarëve në mënyrë më njerëzore. Jeta e shqiptarit është e barabartë dhe e njëllojtë si çdo jetë e çdo evropiani.
Moisiu deklaroi se ka apeluar në takimet e tij bilaterale për zgjidhje të shpejtë të statusit të Kosovës.
Alfred Moisiu: Një zgjatje e tejkaluar e momentit të dhënies, e përcaktimit të statusit të Kosovës, përmend rritje dhe shqetësime.
Stabilitet politik ishte mesazhi i krerëve evropian i drejtuar Shqipërisë sipas Moisiut i cili ka marrë garancinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për investime në Shqipëri, si dhe premtime të kryeministrit Italian Berlusconi se po gjen fonde për financimin e korridorit 8./tvklan.al