Fjalimi i presidenti Barak Obama në Kajro mund të ishte më i mirë nëse ai më parë do të kalonte nga Shqipëria. Këtë bindje ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers ua ka përcjellë nxënësve të të shkollës fetare “Mustafa Varroshi” dhe atyre të gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Durrës. I ftuar për të marrë pjesë në një diskutim të hapur lidhur me problemet që shqetësojnë sot shoqërinë shqiptare, diplomati amerikan bëri një paralelizëm mes mesazheve të presidentit Obama dhe realitet që ekziston sot në Shqipëri.
John Withers: “Presidenti Barak Obama po bëhet gati për një fjalim nga Kajro . Ai do të flasë para grupeve që përshijnë qytetarë të besimit mysliman dhe para një rrethi më të gjer. Ai do të nxjerrë në pah forcën që besimi i jep, forcën që besimi shpreh. Unë besoj se fjalimi i tij do të kishte qenë akoma më i mirë nëse Obama do të mund të vinte më parë në Durrës, të merrte pjesë në këtë aktivitet dhe të dëgjonte këto vajzat e reja.”
Pasi u shpreh se vetëm duke respektuar besimin e njeri tjetrin, mund të ndërtojmë një shoqëri me principe, ambasadori Withers në fund të takimit shpërndau certifikata mirënjohje për nxënësit pjesëmarrës në këtë aktivitet./tvklan.al
Gazetare Enkelejda Arapi