Gjatë kësaj stine vere në Shqipëri janë regjistruar 1000 sipërfaqe zjarresh afro 400 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i zjarreve problematik që shkaktuan dëme të mëdha në ekonomi mjedisit të pronave publike dhe private ka qenë 95, rreth 5 herë më pak se vitin e kaluar ku u regjistruan 500 të tilla. Suksesi më i madh i emergjencave civile ishte shmangja e dëmtimit nga zjarri të pyjeve të larta dhe parqeve kombëtare.
Dëmtimet nga zjarret janë shënuar në bimësinë e ulët dhe të mesme dhe në ullinjtë e dru frutor. Nëse të gjitha institucionet që kanë detyrë menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve do të zbatonin të gjitha masat mbrojtëse dhe parandaluese, mbretëria e flakëve do të ishte më e dobët dhe situata nuk do të përkeqësohej në përmasa të një ankthi masiv.
Ka qenë ky mesazhi që Drejtori i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme Alfred Olli, ka dhënë pas analizës që është bërë situatës së zjarreve që lam pas me temperaturat e larta.
Alfred Olli: “Strukturat e Ministrisë Brendshme nga ana tjetër kanë gryrë me efikasitet të plotë në të gjitha rastet e rënies së zjarreve në të gjithë territorin e vendit, duke kryer 980 operacione në terren dhe 70 të tjera në banesa e objekte të ndryshme. Përsa i takon banesave janë djegur 12 të tilla ose sa gjysma e banesave të djegura të vitit të kaluar”.
Vetë Olli ka deklaruar, se pas një vënie zjarri, në pranga janë vënë dhe fshatarët të cilët janë vepruar në mënyrë të qëllimshme, por nuk kanë nguruar dhe të vlerësoj ndërgjegjësimin e komunitetit dhe kontributit e qytetarëve për shuarjen e zjarreve. Mbi 32 operacione për shuarjen e zjarrit janë kryer nga ajri me mjetet e specializuara të ardhura nga Italia dhe Greqia. Ministria e Brendshme ka planifikuar që në projekt-buxhetin e 2009 të shtoj fondet për forcimin e mëtejshëm të luftës kundër zjarreve./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani
Operator: Ben Haxhiaj