Një 53-vjeçare është arrestuar nga policia e Vlorës. Në pranga ka përfudnuar Roza Rustemaj. Ajo ishte pastruese në shtëpinë e 43-vjeçarit S.N., në lagjen “Pavarësia”.
Por Rozës nuk i ka mjaftuar rroga që merrte… Sipas policisë së qytetit bregdetar ajo ka i ka vjedhur 43-vjeçarit në shtëpi, 300.000 lekë dhe 1000 euro. Vjedhja ka ndodhur gjatë muajit korrik.
Ndërkohë policia e Vlorës ka arrestuar edhe një 30-vjeçar, po për vjedhje. Arben Dule dyshohet se ka vjedhur në shtëpinë e 32-vjeçares M.D, në lagjen “24 Maji”, 3900 euro dhe disa bizhuteri.
/tvklan.al