Barcelona mundet 3-2 në sfidën finale
Athletic Bilbao fitoi për herë të tretë Superkupën e Spanjës, pasi mundi në finale me rezultatin 3-2 Barcelonën. Ndeshja shkoi me shtesë ku u vendos ekipi triumfues.
Griezmann realizoi i pari për katalanasit në të 40’, por 2 minuta më pas De Marcos barazoi për skuadrën baske. Griezmann ishte golashënuesi i Barça në këtë finale. Ai realizoi sërish në minutën e 77’, por në çastet e fundit të pjesës së dytë Villalibre me golin e tij shtyu takimin drejt shtesave.
Heroi për Athletic Bilbao ishte Inaki Williams që me golin e realizuar në shtesën e parë vendosi suksesin. Lionel Messi u ndëshkua me karton të kuq, hera e parë për të me fanellën e Barcelona. Një trofe i humbur për të dhe katalanasit.
Tv Klan