Lajme Arkiva 2003

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit Avni Hoxha, e ka quajtur shkelje të ligjit të zgjedhjeve vendosjen e shtabit elektoral të kandidait të Partisë Socialiste Lefter Koka në një nga mjediset e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”.

Avni Hoxha: Ne do të protestojmë për këto veprime antiligjore të kandidatit socialist dhe do të kërkojmë me të gjitha mjetet ligjore largimin e menjëhershme të bodyguardëve dhe militantëve socialist nga zyrat e pallatit të kulturës.

Por drejtuesit e qendrës kulturore të Durrësit kundërshtojnë interpretimin e demokratëve. Mjediset në Pallatin e Kulturës Aleksandër Moisiu ku është ngritur shtabi elektoral i kandidatit Koka, i është lënë atij kundrejt një qeraje prej 200 Dollarësh në muaj.

Bujar Qesje: Zoti Lefter Koka në datën 11 gusht të këtij viti më ka bërë një kërkesë, ku më kërkon që dy ambiente të institucionit tonë të vihen në dispozicionin e tij për interesa të tij të punës për një periudhë 2 mujore. Këtë e kam konsumuar edhe në një aktmarrëveshje që kam bërë me zotin Koka që duke ju referuar ligjeve të qeverisë për dhënien e mjediseve me qira.

Ndërkohë edhe pranë shtabit të kandidatit socialist Lefter Koka deklarimet janë të njëjta me ato të Bujar Qesjes./tvklan.al