Ka nisur në bulevardin Zhan D’ark aksioni i bashkisë së Tiranës për mbjelljen e 6 mijë pemëve dekorative, që do t’i shtohen sipërfaqeve të gjelbra të kryeqytetit. Ky aksion ndërmerret në kuadër të projektit “një qytetar një pemë” iniciuar nga vetë kryebashkiaku Rama.
Edi Rama: “Ju ftoj të gjithë sipërmarrësit e Tiranës që të bëhen pjesë e këtij projekti duke financuar mbjelljen e një peme për çdo punonjës të tyre si një detyrim ndaj fëmijëve tanë dhe brezave të cilëve do t’ju lëmë një qytet me një dimension të gjelbër, të padiskutueshëm dhe me një cilësi jete siç e meritojnë.”
Nga fidanët e parashikuar për t’u mbjellë në hapësirat e kryeqytetit, 3 mijë prej tyre do të vendosen në parkun kombëtar të kodrave të liqenit./tvklan.al