Ben Blushi duket i vendosur për të reformuar Partinë Socialiste. Pas vendimit të mbështetëseve të Ramës për të mos lejuar diskutimin për ndryshimet statutore në kongresin e jashtëzakonshëm , ai ka vendosur të organizoj një takim me anëtarësinë socialiste për të konsultuar me ta platformën e tij, por dhe vendimin më të fundit të kryetarit në detyrë për të bojkotuar kuvendin.

Ben Blushi: “Janë shumë arsye për tu konsultuar me socialistë të cilët mendojnë si ne dhe kjo gjë do provohet në proces sepse jam i bindur që numri i atyre që mendojnë se nuk ka arsye që PS-ja të dali nga parlamenti dhe ka shumë më shumë arsye që PS të reformohet dhe të ndryshojë për të ardhur në pushtet dështoi.”

Blushi kundërshton zërat që thonë se takimi i thirrur me iniciativën e tij të premten pasdite është një antimiting ndaj kandidatit për kryetar Rama. Sipas Blushit, ai dhe mbështetësit e tij kanë një platformë konkrete ndërsa Rama ka vetëm një ambicie. Ambicien për tu rizgjedhur me çdo kusht në postin e kryetarit të Partisë Socialiste./tvklan.al

Gazetare: Elia Zotka