Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Linja ajrore Alsaka Airlines e tëra nën kontroll, për të zbuluar shkaqet e vërteta të incidentit të Janarit 1999 ku humbën jetën në thellësi të Paqësorit 89 persona. Deri tani mendohet se shkak i tragjedisë ka qenë një avari në stabilizatorin e avionit. Para se të ndodhte avaria piloti i avionit ka kontaktuar me qendrën për vështirësi në fluturim.

Çeçenia ende është e mbërthyer në ngerçin e luftës. Tanket dhe artileria ruse janë zhvendosur në jug të vendit, ku godasin pa pushim vendet që mendohet se janë rebelët. Nuk tërhiqemi dhe do të ndeshemi deri në fund me Moskën, thotë presidenti çeçen Maskadov përmes një video. Ndërkaq mes gërmadhave të Groznit enden mijra qytetar të kthyer. Presidenti i përkohshëm rus Vladimir Putin ka deklaruar se do të nisen ndihmat për ndërtimin e Groznit.

Një qendër tregtare e ndërtuar mbi një bombë. Inxhinierët e Japonisë nuk kanë lejuar këtë ndërtim që përbën edhe çudinë e shekullit. Bomba me përmasat që shihen është e pa shpërthyer dhe i përketë luftës së dytë botërore. Nuk është rasti i parë i gjetjes së bombave të tilla në Japoni. Gjatë heqjes së bombës u larguan 10 mijë banorët e lagjeve përreth dhe për një orë u ndalua trafiku në Tokio./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori