“Derbi është deçiziv si për të dyja skuadrat”
Tirana nuk arriti të mbyllë kampionatin në sfidën me Kukësin. Humbja 2 – 1 bën që bardheblutë të tregohen më të kujdesshëm në 4 javët e fundit, pasi çdo hap fals i penalizon sepse diferenca tani është 6 pikë.
Për ish-futbollistin e Kombëtares, Erjon Bogdani kampionati është i hapur derisa matematika lejon gjithçka.
“Këtë ndeshje Kukësi e fitoi me meritë dhe mendoj se kampionatin e ka hapur, pasi mungojnë edhe 4 ndeshje, megjithatë Tirana e ka vetë fatin në dorë”.
Ndeshja më e rëndësishme e javës së 33 është derbi i kryeqytetit. Bogdani e shikon si deçizive si për Tiranën dhe për Partizani.
“Tirana ka treguar që në derbi ka luajtur mirë dhe i ka merituar rezultatet, por kjo ndeshje është deçizive si për Tiranën dhe për Partizanin”.
Superliga ka një garë të fortë edhe për kupat e Europës ku rëndësi të veçantë sipas Bogdanit do të kenë përballjet direkte. Tre vendet e para në kampionat dhe fituesi i kupës marrin pjesë në aktivitetet kontinentale.
Tv Klan