Gramoz Ruçi: “Zgjedhjet e 28 qershorit rrezikohen seriozisht si rezultat i mungesës së vullnetit politik, të mazhorancës aktuale dhe të lidershipit të saj Sali Berisha, me pikësynimin e vetëm, manipulimin e rezultatit të 28 qershorit. Partia Socialiste e Shqipërisë, ka kërkuar dhe vazhdon të kërkoj që këto karta të jepen falas, e në vend që qeveria të miratojë propozimin e bërë nga subjekti i jonë politik, ajo i përgjigjet asaj me gjysmë lehtësirat që më shumë e komplikojnë dhe më shumë e vështirësojnë procesin sesa e zgjidhin atë. Çfarë lehtësire është kjo? Që ti t’i thuash qytetarit shko apliko, paguaj 12 mijë lekë dhe pastaj unë do ta rimbursojë”./tvklan.al