Atletico Madrid do të jetë një nga skuadrat për t’u parë gjatë afatit kalimtar të verës. Parashikohen disa nënshkrime me shuma të mëdha. Robin Le Normand është i pari prej tyre, ndërsa negociatat janë në vazhdim për David Hancko dhe Artem Dovbyk. Kërkohet edhe një mesfushor i ri, duke qenë se Saul Niguez është larguar për t’iu bashkuar Sevillas.

Emra të shumtë janë lidhur me Atletin gjatë javëve/muajve të fundit, por për trajnerin Diego Simeone, një lojtar qëndron mbi të tjerët: Mikel Merino. 27-vjeçari është zgjedhja e tij për të forcuar opsionet e tij në mesfushë, siç raportohet nga El Chiringuito.

Nënshkrimi me Merino mund të realizohet duke pasur parasysh se mesfushori nuk ka dëshirë të rinovojë me Real Sociedad. Problem për nënshkrimin e një kontrate me Merinon mund të jetë Barcelona e cila ka shfaqur interes, por dhe Arsenali e po studion mundësitë për ta dërguar në Londër 27-vjeçarin.

Merino do të ishte një përforcim i  mirë për skuadrën e Atletico Madridit dhe nëse ai do t’i bashkohej së shpejti ish-shokut të skuadrës Le Normand në Metropolitano, do të ishte biznes i jashtëzakonshëm. Megjithatë pritet të jetë e vështirë të mposhtni Barcelonën dhe Arsenalin në garën për të siguruar nënshkrimin e tij.

/tvklan.al