Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Dy kompani të reja sigurimesh janë në prag të licencimit. Lajmin e konfirmoi kryetari i komisionit të mbikëqyrjes të sigurimeve Qirjako Theodhori.
Qirjako Theodhori:- “Janë dy kompani të cilat ne jemi duke studiuar dhe po plotësojmë gjithë dokumentacionin përkatës. Sipas tij, ka vetëm një afat, që periudha nga momenti i aplikimit të tyre, deri në licencim është 6 muaj”.
Ndërkohë që pritet të miratohet një ligj i ri për sigurimet, që do të ofrojë më shumë garanci dhe lehtësi për siguruesit, në lidhje me pagesat e dëmeve.
Qirjako Theodhori:- “Klienti para shoqërisë, mund të ankohet vetëm në procesin gjyqësor, në gjykatë. Licencimi i vlerësuesve të dëmit, i trajtuesve të dëmit dhe një sërë apatirash që ndërmerr ky ligj i ri që pritet të miratohet së shpejti në qeveri, i jep një mbrojtje shumë aktive jetës të qytetarit”.
Në tregun e sigurimeve operojnë aktualisht 5 kompani, nga të cilat INSIG, kompania shtetërore është në proces privatizimi. Kompanitë private vitet e fundit i kanë rrëmbyer hapësira të konsiderueshme kompanisë INSIG. Madje INSIG ka nivelin më të lartë të sigurimeve të detyrueshme./tvklan.al