Lajme Arkiva 2003

37 burra dhe gra të Këshillit Drejtues Socialist në Fier vendosën të pranojnë si të ftuar Edi Ramën në konferencën e 10 të saj. Pasi në një letër të vonë, kryetari i Bashkisë së Tiranës është njoftuar nga kryesia e Fierit për mospjesëmarrje në konferencë, por Edi Rama ka ardhur me bindjen:

Edi Rama: Jam i bindur jo vetëm që Partia Socialiste e Fierit është më e madhe se kryesia e partisë. Jo vetëm që Fieri vet është edhe më i madh se sa Partia Socialiste dhe në Fier ka shumë mbështetës dhe simpatizantë të Partisë socialiste që nuk janë anëtarë të saj, por edhe sepse në radhë të parë unë jam i bindur që edhe shokët e mi të kryesisë mendojnë në shumëçka njësoj si unë sepse edhe ata ndoshta më shumë se unë janë të shqetësuar për gjithçka që ndodh sot në Partinë Socialiste. Shumë nga ne ishin shumë të emocionuar dhe të tensionuar kur në Shqipëri fryu era e pluralizmit politik. Ju me shumë mundësi mbani mend se sa shumë të radikalizuar ishin më të shumtit në Partinë Socialiste të Fierit, kur u hodhën gjithë ata plumba në ajër normalisht për të rrëzuar statujën e komandantit legjendar. Ju mbani mend dhe se sa e tensionuar dhe e radikalizuar ka qenë salla kur Partia Socialiste u themelua sot Partia Socialiste gjendet në luftë për këtë gjë, për faktin se është shpirtërisht e ndarë dhe përpara se kjo ndarje të bëhet edhe fizike ne të gjithë do të reflektojmë lidhur me mundësitë dhe zgjidhjet që kemi në dispozicion. Vetëm nëpërmjet kthimit në institucion të mendimit ndryshe ne do të ndahemi përfundimisht nga mendësia e krijimit të grupeve armiqësore, do të ndahemi përfundimisht edhe nga mendësia e bllokimit të shumicës nëpërmjet pakicave në parlament, do të ndahemi përfundimisht nga një strukturë e të vepruarit dhe e të menduarit, që e bën shumicën imponuese dhe abuzive në përgjithësi.

Në fjalën e mbajtur përpara socialistëve fierak Ramës është tentuar ti ndërpritet fjala, por nuk është lejuar nga presidiumi i përbërë nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, deputeti Bufi, Petro Koçi, etj. Sipas Ramës kjo letër e dërguar pas pak javësh do të harrohet por ardhja e tij është në shërbim të Partisë Socialiste.

Edi Rama: Unë do të bashkohesha dhe me këtë thirrje por do të thoja, të rrojë kryetari bashkë me të tjerët se pa ndejtur kryetari nuk ka asnjë vlerë. Salla hera herës është treguar kontradiktore,ka duartrokitur sa herë është përmendur emri i kryetarit socialist Nano, por edhe atëherë kur një i moshuar simpatizant i Ramës ka vlerësuar punën e tij për kryeqytetin dhe i ka uruar që të njëjtën pamje ti kthejë edhe Partisë Socialiste.

Por vlerësimet për punën e Edi Ramës nuk kanë munguar edhe nga i deleguari i Komitett të Përgjithshëm Drejtues Ruçi./tvklan.al