25 artistë shprehën solidaritetin e tyre për atë që po ndodh në Gaza
25 artistë janë bërë bashkë në Jemen, për të përcjellë mesazhe solidariteti për atë që po ndodh në Gaza. Me paleta dhe furçat e bojës, në ekspozitë kishte piktura të përfunduara më parë dhe ato që u krijuan aty për aty. Veprat e artit përshkruanin imazhe të fëmijëve dhe simbolet palestineze.
“Ne duam t’i dërgojmë një mesazh të gjithë botës për atë që po ndodh në Palestinë përsa i përket zhvendosjes së familjeve, si dhe krimet ndaj fëmijëve dhe të rriturve. Kjo është arsyeja pse ne jemi mbledhur të gjithë sot këtu, për të reflektuar kauza palestineze.”
Një nga vizitorët në ekspozitë tha se kjo ishte vetëm një mënyrë tjetër për të treguar mbështetje për kauzën palestineze.
“Çështja palestineze është gjithmonë e pranishme për qytetarin jemenas, dhe ata e shprehin në mënyra të ndryshme dhe në të gjitha nivelet. Edhe përmes artit gjen një artist që, sapo të fillojë të pikturojë, ai vizaton flamurin palestinez, ai vizaton liderët palestinezë, ai vizaton xhaminë Al-Aksa. Pra, është një kauzë jemenase në çdo nivel, qoftë politik, social apo kulturor.”
Huthi, të cilët kontrollojnë kryeqytetin e Jemenit dhe zonat më të populluara, kanë shënjestruar transportin ndërkombëtar në Detin e Kuq në atë që ata thonë se është solidaritet me palestinezët. Veprimet e tyre kanë marrë si kundërpërgjigje sulme hakmarrëse të SHBA-së dhe Britanisë që nga muaji i kaluar.
Luftëtarët e Hamasit vranë 1200 njerëz dhe kapën 253 pengje gjatë sulmeve të 7 tetorit duke bërë që Tel Avivi të kundërpërgjigjet me një ofensivë ushtarake në Rripin e Gazës.
Klan News