Sonte në emisionin “Histori me Zhurmues”, do të qëndrojmë në vitin 1976. Javën e kaluar u ndalëm në hartimin e projekt kushtetutës së re që e ktheu Shqipërinë në republikë popullore socialiste.

Sonte do të trajtojmë të tjerë personazhe dhe të tjera ngjarje. Incidenti me anijen “Islam Mustafa” ku mbeti i vrarë nga luftanija jugosllave kapiteni i saj Fran Ndue Ivanaj.

Dëshmia e motoristit të anijes por edhe të vëllait të Fran Ndue Ivanaj, si e përjetojë vrasjen e tij familja në qytetin e Lezhës.

Rrok Marku: “Ora 05:30 të mëngjesit një anije afrohej në drejtim të anijes tonë. Ishte anije luftarake jugosllave edhe ajo bani nja 2-3 xhiro rreth anijes tonë dhe fillojë me gjujtë me fishekë”.

Luigj Ivanaj: “Nga ora 09:30-10:00 të datës 15 dhjetor ’75-s, ne na erdhi lajmi i zi në shpi që u vra Fran Ivanaj. Ne u tmerruam”.

Sigurimi i bukës në vend, një nga porositë më të rëndësishme të partisë. Nga tribuna e kongresit të 7 në vitin 1976, u dha si … për arritjen e këtij objektivi, informacione dhe dëshmi që u propaganduan si arritje. Për këto dhe një tjetër dështim që u propagandua si fitore për mbjelljen e misrit në kubik, do të flas specialisti dhe shkencëtari Ahmet Osja.

Ahmet Osja: “Ne mbas 1 viti, ne i morëm i bamë gjithë ato i përpunuam statistikisht, gjitha na rezultojë që kjo metodë nuk mund të rekomandohej për arsye se kostoja e prodhimit ishte e lartë”.

Viti 1976, ishte viti i suksesshëm edhe për kinematografinë shqiptare. U xhiruan filma që mbetën gjatë në kujtesën e publikut shqiptar si “Tokë e Përgjakur”, “Përballimi”, “Zonja nga Qyteti”. Një ndër aktorët e preferuar për regjisorët e asaj kohe, ishte dhe Perika Gjezi, aktor i teatrit të Korçës, i cili është i ftuari i 3 në emisionin e sotëm, kujtimet, vështirësitë, arritjet dhe emocionet janë momentet në të cilat do të ndalemi në intervistën e tij.  

Perika Gjezi: “Punëtorët e fabrikës do hanin bukë, kuptohet si hanin, bukë misri me qepë dhe me gjizë. Një dubël, 2, 3, 5 dhe pastaj ishte nuk mund të afronim dot bukën e misrit në gojë”.

Javën e ardhshme do të ndalemi në ngjarjet e vitit 1963 me të tjerë të ftuar, me të tjera dëshmi./tvklan.al