Ethet e një natë të gjatë kërkimesh ku e kaluara dhe e tashmja kryqëzohen në orë maratonë, kanë përfshirë publikun e gjerë të televizionit Klan gjatë publikimit të rreth 40 rasteve.

Bernard Pecnikaj: “Si sot 17 vite më parë doli nga shtëpia për të shkuar për të blerë në një kinkaleri që është këtu afër që tashmë nuk ekziston më, për të blerë dy tullumbace dhe për tu rikthyer sërish në shtëpi.”

“Dhe nuk u kthye më, Dola pas një orë, dola ta kërkoja, kërkova gjithandej, nëpër shoqet e saja, nëpër komshinj më kot.”

E rrëmbyer pikërisht në ditët e para të fëmijërisë 7 vjeçarja Juliana Hoxha shënon në kalendarin e shtëpisë 17 vite mungesë.

Në muajin janar të vitit 1997, asaj që prindërit i druheshin ndodhi. Merita shkon në Itali së bashku me të ashtu quajturin bashkëshortin e saj.

Babai i Meritës: “Në janar të 2006 marr lajmin më të gëzuar që unë vajzën e kam gjallë. Unë habitem dhe e kam marrë nga disa motra françeskane me seli në Bilisht.”

Sërish tymnaja kalimtarësh fshehin ndër vete të vërtetën e Merita Bregut. Një vajzë shqiptare që endet në tokën e shtetit italian.

Nuk ka munguar as maratona e nisur për rastin urgjent të Barije Shehaj, e cila përfundoi natën e mbrëmshme me rezultatin e gjetjes./tvklan.al