Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, janë dy prioritet e agjendës presidenciale që i ka përmendur në fjalimin inaugurues presidenti i ri maqedonas George Ivanov. Ivanov ka thënë se do të angazhohet për Maqedoninë si shtet të fuqishëm të respektuar dhe të barabartë.

“Unë jam president. Një dhe i barabartë për të gjithë qytetarët. Funksioni i presidentit për mua para se gjithash është detyrë të cilët e mora para qytetarëve të Maqedonisë. Kjo detyrë e madhe nuk njeh opsione politike, etnike apo religjioze”. Ivanov theksoi, se vëmendje të posaçme në punën e tij do t’i kushtojë marrëdhënieve me Greqinë e cila akoma nuk e njeh emrin kushtetues të Maqedonisë.

Partisë shqiptare vetëm pjesërisht e bojkotuan inaugurimin e Ivanovit, edhe pse kishin paralajmëruar mundësi për bojkotim për shkak të mos ftesës së presidentit kosovar Fatmir Sejdiu. Në ceremoni prezantuan deputetët e BDI dhe Demokracisë së Re. Në sallën e parlamentit ku u bë inaugurimi, prezent nuk ishin vetëm deputetët e PDSH-së.

Ashtu siç ish paralajmëruar më herët, Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, në Shkup i sollën mesazhet e pakënaqësisë nga mos ftesa e presidentit kosovar.

Bamir Topi: “Unë e shpreha dhe para presidentit që nuk mund të futem në ekskluzivitetin e të drejtës e të zotit shpis. Po unë kam një lloj keqardhje që zoti Sejdiu nuk është i pranishëm sot. Por më shumë … bisedën në nevojë dhe domosdoshmërinë që të gjithë liderat e Ballkanit duhet të vlerësojnë që realiteti gjeopolitik në Ballkan ka ndryshuar”.

Topi ka qenë presidenti i vetëm që ka marrë pjesë në inaugurimin e Ivanovit dhe që nuk është takuar me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski. Në kabinetin e Gruevskit than se takimi nuk është realizuar për shkaqe teknike. Mirëpo ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Çeku, në një bisedë telefonike për TV Klan tha se as nuk kemi kërkuar, e as nuk na është kërkuar takim me Gruevskin.

Topi njëkohësisht ka refuzuar ftesën e presidentit kroat të ulet në një tavolinë të përbashkët me presidentin serb Boris Tadic, në hotelin Aleksandër Pallas.

Nga Shkupi për TV Klan, Isen Saliu./tvklan.al