Reperi i njohur për 1 muaj do të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij me profesion mjeke estetike Ermira Shkodra është në pritje të ëmbël. Gold Ag dhe Ermira u martuan në fillim të këtij viti në fshehtësi të plotë, përpara se të shpërthente koronavirusi në vendin tonë. Lajmin që ishin martuan e nxorrën nëpërmjet postimeve në Instagram.

I ftuar në emisionin Rudina, Gold Ag ka treguar se ai është një bashkëshort mjaft i kujdesshëm dhe e ka penguar bashkëshorten e tij të punojë për shkak të pandemisë. Ai është kundërshtuar nga Rudina Magjistari duke i thënë se ajo është mjaft e madhe për të vendosur për gjërat e saj dhe nuk mund ta urdhërojë që të bëjë atë që ai dëshiron. Reperi shprehet se e do fort dhe për këtë arsye ia ka ndaluar të punojë dhe mbi të gjitha ajo është edhe shtatzënë.

Gold Ag: E ka sallonin e vetë në Gjilan, por për shkak të pandemisë nuk e kam lënë të shkojë dhe shumë shpejt ka për ta hapur në Prishtinë pastaj vazhdon punë e vetë.

Rudina Magjistari: Kur thua nuk e lë të shkojë, duket sikur vendos ti se çfarë duhet të bëjë ajo.

Gold Ag: Unë nuk e kam lënë të shkojë për shkak të pandemisë. E dua dhe nuk kam qejf që ti ndodhë diçka e keqe, të marrë ndonjë virus sepse është edhe shtatzënë.

Rudina Magjistari: Ajo është në gjendje ta kuptojë vetë këtë gjë.

Gold Ag: Ajo mund ta kuptojë, por kur një njeri e bën punën dhe se mendon të keqen është më ndryshe. Nuk është se e kam ndaluar rri dhe s’ka.

Rudina Magjistari: Pra i ke sugjerojë që të mos shkojë?

Gold Ag: Po i kam sugjeruar dhe i kam thënë nuk ke për të vajtur derisa të mbarojë pandemia.

Rudina Magjistari: Sa e vështirë ëshë me ju, janë disa çuna që e kanë shumë merak këtë pjesën.

Gold Ag: Jo, ai që të ruan prej të keqes, ai veç ta do të mirën.

Rudina Magjistari: Jam shumë dakort me këshillat e tua, por ajo është e rritur që duhet të vendosë vetë për gjërat e veta.

Gold Ag: Edhe unë jam i rritur por ende e dëgjoj nënën time. Edhe nëna është shumë e vjetër por më dëgjon mua kur e kam drejt.

Rudina Magjistari: Kur ti rritet nëna nuk të jep më urdhëra.

Gold Ag: Jo edhe nëna kur më jep urdhëra unë e dëgjoj sikur të jem i vogël. /tvklan.al