Lajme Arkiva 2003

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi hedh poshtë deklaratën e ish-kryeministrit Meta. Në festën e Partisë Socialiste Ilir Meta tha se Fatos Nano po personalizonte anëtarësimin në Internacionalen Socialiste. Sipas Metës ky anëtarësim ishte realizuar dy vite më parë.

 Gramoz Ruçi: Aplikimi për tu anëtarësuar në Internacionalen Socialiste kalon disa shkallë, kështu që një shkallë është këshilli, por quhesh i anëtarësuar vetëm atëherë kur vendos Kongresi, pra qenia apo mos qenia anëtar me drejta të plota është e drejtë ratifikuese ekskluzive e Kongresit Internacional Socialist, kështu që është e vërtetë që Këshilli ka vendosur prej kohësh, ne e kemi bërë publike s’është një fakt i ri ky që kur është zhvilluar Këshilli dhe qenia e ratifikimit në Kongres të Internacionales vetëm atëherë quhesh me drejta të plota në Internacionalen. Kështu që pa kaluar një shkallë e cila është Kongresi Internacional Socialist nuk mund të quhesh i plotë. Kështu që Këshilli vendosi por quhet vendim i mirëqenë kur ratifikohesh nga Kongresi.

Edhe kabineti i kryetarit të Partisë Socialiste ka përgënjeshtruar deklaratën e ish-kryeministrit Meta. Pretendimi se Partia Socialiste është bërë anëtare me drejta të plota Internacionale Socialiste që në nëntor të vitit 2001 është minimalisht i pasaktë theksohet në njoftimin për shtyp./tvklan.al