Vrasja në vitin 2018 e Shanann Watts dhe dy vajzave të saj në Kolorado janë subjekti i dokumentarit më të ri të “Netflix”.

Një ditë pasi vrau gruan e tij shtatzënë dhe dy vajzat, Christopher Watts nga hyrja e shtëpisë së tij dha një intervistë ku i lutej atyre të ktheheshin në shtëpi. Kjo intervistë ishte edhe shkaku që kërkimet për zhdukjen e tyre të thelloheshin dhe të kishte një interes mbarëkombëtar për këtë çështje.

Avokati i tij mbrojtës kur është shpallur fajtor për vrasjen në Nëntor 2018 nuk ka pranuar të komentonte për dokumentarin i cili është i ndërtuar i gjithi me foto, video, mesazhe e pamje reale të ngjarjes së tmerrshme.

Çfarë i ka ndodhur familjes së Watts?

13 Gusht 2018 / Bashkëshortja e tij, Shanann Watts, 34 vjeçe e cila ishte 15 javëshe shtatzënë dhe dy vajzat e vogla të çiftit raportohen të humbura. Tre ditë më vonë autoritetet vendase njoftojnë gjetjen e trupit të gruas dhe vajzave të saj, Bella 4 vjeç dhe Celeste 3 vjeç në një pronë të kompanisë ku ai punonte në Kolorado.

Në deklaratën e tij dhënë për policinë, Watts fillimisht ka thënë se ka parë gruan e tij përmes monitorit të fëmijëve teksa mbyste vajzën e vogël Celeste, ndërsa vajza e madhe ishte e shtrirë dhe trupi ishte kthyer në ngjyrë blu. Pas kësaj unë mbyta gruan, është shprehur ai.

Megjithëse fillimisht këmbëngulte se nuk i kishte vrarë fëmijët e tij, më vonë pranoi se kishte hedhur trupat e tyre në rezervuarët e naftës dhe kishte groposur gruan e tij aty pranë.

Pas hetimeve është zbuluar se ai ka mbytur vajzat e tij, madje i ka shtypur trupat e tyre për t’i futur përmes një të hapësire 8 inç në rezervuarët e naftës. Fijet e flokëve të vajzave janë gjetur sipër rezervuarëve.

“Shanann, Bella, Celeste, nëse jeni jashtë, thjesht kthehuni. Nëse dikush i ka t’i kthej përsëri. Unë kam nevojë për ato. Kjo shtëpi është boshe pa askënd këtu”, është shprehur Watts përpara kamerave.

15 Gusht 2018 / Menjëherë pas kësaj interviste Christopher Watts është arrestuar dhe akuzuar zyrtarisht me 9 akuza, ku përfshiheshin edhe përfundimi i paligjshëm i një shtatzënie, tre vrasje të shkallës së parë, fshehjen e tre trupave të vdekur etj.

Ai është dënuar me pesë dënime të përjetshme. Në një intervistë me hetuesit e ngjarjes në Shkurt të vitit 2019, Watts rrëfeu se vajzat e tij kishin qenë ende gjallë teksa ai mori trupin e gruas së tij të vdekur në makinë dhe u drejtua për në fushën e naftës ku edhe hodhi trupat.

Gjatë intervistës për më shumë se pesë orë ai pranoi se ka mbytur gruan pas një sherri në shtëpi dhe donte t’i jepte fund martesës së tyre. Bashkëshortja i kishte thënë se kurrë nuk do t’i shihte më vajzat e tij. Pasi mbyti gruan vajza e tij 4-vjeçare kishte parë babanë e saj duke tërhequr trupin nëpër shkallë.

“A do të më ndodhë e njëjta gjë si Cece”, e ka pyetur vajza e tij para se të vdiste.

Muajin e kaluar ngjarja është rikthyer në vëmendjen e amerikanëve pas dokumentarit të Netflix i cili ka përdorur postimet në rrjetet sociale, regjistrimet e brendshme të policisë, gjykatës, mesazhet në telefonat e tyre dhe videot nga shtëpia.

“Donim që njerëzit të shikonin dokumentarin për të kuptuar se si ndryshon rrëfimi i çështjes”, është shprehur regjisorja Jenny Popplewell.

Rzuceks (babai dhe vëllai i Shanann Watts)

“Ishte e domosdoshme, por edhe të bekuar që Rzuceks (familja e Shanann Watts) i kanë ofruar akses në laptop dhe telefonin e saj pa ndonjë kufizim përveç kërkesës për të thënë të vërtetën.

Nichol Kessinger, e dashura e tij, për të cilën ai vrau graun dhe ty fëmijët ka ndihmuar policinë gjatë investigimit pas arrestimit të Watts. Kessinger u ka treguar gjithçka mundte për burrin që kishte pasur një marrëdhënie dhe informacionet prej saj kanë qenë një “bombë” në hetime.

Tani, 32 vjeçarja, pas suksesit të dokumentarit “Vrasja amerikane: Familja ngjitur” (American Murder: The Family Next Door”) ka bërë një kërkesë për ndryshimin e emrit.

Gjatë dokumentarit ajo shfaqet teksa i tregon oficerëve të policisë se Watts i kishte thënë që martesa e tij kishte mbaruar dhe nuk e kishte idenë që gruaja e tij, Shanann Watts ishte shtatzënë.

A e ka parë ai dokumentarin?

Përgjigja e kësaj pyetje është jo, sipas “The People” të burgosurit nuk e kanë luksin të shikojnë filmat apo dokumentarët e fundit të “Netflix” dhe Watts nuk do e shoh kurrë, por ai ka gjëra më të mira për të bërë në burg. Vazhdimisht atij i vijnë letra nga gra të cilat duan një lidhje romantike me vrasësin e dënuar. Në këto letra ato shkruajnë se ai është i pashëm dhe ndiejnë dhembshuri për të.

“Nuk doja ta bëja, por e bëra,” Christoper Watts.

/tvklan.al