Lajme Arkiva 2003
Akti normativ i qeverisë për rolin e policisë së shtetit ditën e zgjedhjeve hyn në fuqi edhe pse opozita paraqiti një ditë më parë në kryesinë e kuvendit, një kërkesë për anulimin e këtij akti.
Bamir Topa: Keni kërkuar në pikën numër 1 të anulohet akti normativ numër 3 në tërë procedurën e tij dhe pika 2 ka qenë që ti drejtohemi Kodit Zgjedhor dhe ligjit për policinë e shtetit.
Gamoz Ruçi:Aktit normativ do ti bëja vetëm një sugjerim. Të merrte në konsideratë vërejtjen që i ka bërë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, lidhur me pikën 60 C pika 1. Të hyjë në fuqi me botimin në fletoren zyrtare dhe polica të përmbushë detyrat e veta institucionale për ditën e zgjedhjeve dhe ne të përmbushim detyrat tona institucionale për ditën e zgjedhjeve dhe ne të përmbushim detyrat tona institucionale 45 ditë siç e parashikon kushtetuta e vendit.
Mazhoranca shfrytëzoi faktin që propozimi i qeverisë nuk ishte botuar ende në fletoren zyrtare. Ndryshe nga projektligji, akti normativ me tu botuar në fletoren zyrtare.
Ndryshe nga projektligji akti normativ me tu botuar në fletoren zyrtare ka fuqi zbatimi për 45 ditë e më pas i kalon parlamentit për ratifikim. Një gjë e tillë do të ndodhë në mbledhjen e ardhshme të kuvendit menjëherë pas zgjedhjeve të 12 tetorit.
Ky vendim bie ndesh me rekomandimet e dhëna nga OSBE-ODIHR dhe presidenti i republikës, të cilët me shumë kujdes kërkonin një proces zgjedhor të rregullt, balancim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe konsensus për aktin normativ./tvklan.al