Lajme Arkiva 2003

Ilir Meta: Përse disa shokë në mënyrë tinëzare, apo të hapur përpiqen të ndalojnë takimet e mia dhe të shokëve tanë me socialistët në bazë duke u bërë presione edhe të turpshme. Këta paskan hallin e PS-së dhe Ilir Meta dhe shokët e tjerë deputet na dashkan të keqen e Partisë Socialiste. Ishin pikërisht këta shokë të cilët na paskan shqetësim të madh se Ilir Meta po përçan partinë duke u takuar me bazën e partisë, të cilët nga zyrat e shtetit dhe të partisë, u dërguan fakse të përgatitura disa kryetarëve tanë në rrethe që ata ti kthenin përsëri ato në Tiranë në të njëjtën numër faksi nga ku u nisën që të kërcënonin deputetët me heqje mandatesh dhe kërcënime gjoja në emër të bazës. Ata duhet të ndalin presionet e tyre, sepse nuk më ndalin dot as mua, as shokët tanë deputetët dhe as ju që takoheni me njëri-tjetrin, sepse nuk më kanë ndalur dhe nuk na kanë ndalur as Berisha dikur dhe s’ka guxim dhe s’ka kurajë dhe forcë ta bëjë këtë askush në të ardhmen, sepse unë dhe shumë shokë të tjerë duke patur respektin më të madh për të gjithë ish anëtarët e Partisë së Punës të cilët u bashkuan në Partinë Socialiste. Dua t’ju bëj të qartë disa prej tyre që mbetën në Partinë Socialiste se nuk kishin se ku të shkonin dhe që sot duan të na tregojnë derën se nga dilet nga Partia Socialiste, se ne nuk mbetëm po servilë, se nuk mbetëm në Partinë Socialiste nga halli se nuk kishim ku të shkonim tjetër dhe nuk kishte kush të na pranonte, por ne zgjodhëm Partinë Socialiste në momentet më të vështira duke parë te e ardhmja dhe duke patur besim se kjo parti do të bëjë një parti internacionale socialiste dhe jo siç duan ta kthejnë këta servilë dhe mëkatarë. Sepse unë jam ballafaquar me të gjitha sfidat së bashku me ju në çdo sekondë të betejave tona politike me opozitën në pushtet dhe asnjëherë nuk ju kam braktisur./tvklan.al