‘E shëmtuar’, revolta e vajzave detyron Albionin të kërkojë falje publike

Deklarata e Albionit para disa ditësh se vajzat janë ‘Janë si çopapet që ndërron’ është bërë temë bisede në puntatën e transmetuar ditën e sotme në “Talk Love Story”. Pasi konkurrentet janë shprehur të revoltuara nga këto fjalë të tij, Albioni ka kërkuar falje nëse i ka ofenduar vajzat, duke shtuar se nuk e ka pasur me kuptim negativ këtë deklaratë.

Eni Shehu: Vajzat e tjera si e komentojnë këtë deklaratë?

Klaudia: Ti je rritur mes gocash apo jo?! Këtë temë nuk duhet ta diskutosh fare!

Kristi: Ne duhet të dimë se në Shqipëri ka shumë femra që kanë shumë qejf që të trajtohen si objekte.

Eni Shehu: Na e thuaj me emër, ti ke identifikuar ndonjërën në program që do të objektivizohet?

Kristi: Në program jo, por po them në përgjithësi.

Mirela: Mendoj se një vajzë ka të drejtën e saj të zgjedhë dhe nuk duhet paragjykuar për zgjedhet e saj. Sigurisht që nuk mund të trajtohet si objekt se do të thotë që përveç faktit që nuk ka asnjë emancipim personi që mendon në këtë mënyrë, por tregon dhe mungesë respekti dhe për vetveten dhe për tjetrin.

Lili: Në aspektin sipërfaqësor, ai tog fjalësh ishte shumë i rëndë në fakt, por e marrim rastin konkret dhe për situatën ku ishte i përfshirë Albjoni, besoj se donte që të shenjëstronte faktin që ‘nuk është fundi botës nëse mund të përfundojnë gjërat me dikë’.

Eda: Jam dakord me Lilin në këtë pjesë, mendoj se tingëlloi shumë keq, por nuk mendoj se donte që të thoshte atë.

Eni Shehu: Nëse do ta thoshte ty dikush këtë…?

Eda: Thjesht do të vazhdoja jetën time larg atij mashkulli.

Dea: Për mua ka qenë shumë shokuese ajo deklaratë, unë nuk e kisha dëgjuar realisht këtu dhe ajo pjesa e parë që dëgjova që tha ‘o se vajza ka plot’. Ajo faleminderit e imja ishte me inat deri diku. Duke qenë se unë e njoh Albionin pak më shumë se të tjerët këtu, normalisht që u ndjeva e ofenduar nga ajo që tha, por nuk e di tani nëse po e bëj një sy të verbër edhe një vesh shurdh, por unë brenda meje nuk dua të besoj se e ka pasur me qëllim të keq.

Albioni: Unë ju kërkoj falje shumë vajza nëse jeni ndjerë të ofenduara, por nuk e kam pasur në kuptimin që të ju ofendoj, kështu që ju kërkoj falje shumë edhe desha të them se lidhjen time me Dean nuk mundet që ta prishë asgjë.

Puthjet pasionante me Albionin bënë bujë në rrjet, nëna e Deas i dërgon mesazh nga Greqia: Krenaria jonë

Një ndër përsonazhet që është komentuar mjaft në rrjetet sociale është Dea. Fronistja bëri mjaft bujë pas transmetimit të takimit të saj me Albionin me të cilin shkëmbyen puthje pasionante duke bërë kështu publike momente mjaft intime së bashku.

Eni Shehu: ‘Një engjëll’ shpeshherë është komentuar me një ‘djallushë të vogël përbrenda’, aq sa mjafton për ta bërë jetën pikante. Dea është një vajzë  që nuk thyhet nga këto situata dhe nga personat e saj më të dashur ndihet e kuptuar dhe jo e paragjykuar. Prindërit e Deas nuk jetojnë në Shqipëri, por në Greqi, ndaj dhe mamaja e Deas ka dashur në një farë mënyrë që të ishte në program për t’i dhënë publikisht Deas mbështetjen e saj. Shohim këtë video-mesazh nga Greqia.

Mamaja e Deas: E dashur Dea! E di që do të habitesh me këtë video-mesazh, por dua të të kujtoj se largësia bën të vetën dhe dua të të them se na ka marrë malli shumë. Të duam pafund dhe të mbështesim pafund. Kur më the se do të merrje pjesë në “Love Story” me thënë të drejtën, sa u frikësova, aq edhe u gëzova njëkohësisht duke e ditur mentalitetin në Shqipëri. Kështu që dua të të them që mos ndrysho për askënd dhe vazhdo rrugëtimin tënd. Ji vetvetja! Ata që komentojnë në fakt duhet të shqetësohen më tepër për ata djem dhe vajza që ndryshe janë dhe ndryshe sillen. Shpresoj me gjithë zemër që të gjesh dashurinë. Ti e di shumë mirë që je bekimi jonë, krenaria jonë dhe ne të duam shumë. Të mbështesim pafund në rrugëtimin tënd.