Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ishte e ftuar mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ku u rrëfye mbi jetën personale e atë profesionale. Mes të tjerash, ajo u ndal edhe te roli i grave shqiptare në politikë.
Alketa Vejsiu: Cilat janë vlerat kryesore që i konsideron si të domosdosshme te një politikane që të marrë kreditet e merituara të elektoratit?
Jorida Tabaku: Është shumë e vështirë që në politikën shqiptare të jesh grua, të jesh nënë dhe t’ia dalësh. Nuk mund t’i bësh dot të gjitha mirë. Por, unë shpresoj që zonjava dhe grave t’u jepet më shumë hapësirë dhe të jenë atje jo si numra por për përmbajtjen se ka shumë zonja që vlejnë dhe janë jo vetëm kurajoze, por mund të bëjnë ndryshim të jashtëzakonshëm.
/tvklan.al