Cikli i dytë i Massimiliano Allegrit te Juventusi ka përfunduar pa pasur nevojë për procedura ligjore. Palët kanë ndërprerë me konsensus marrëveshjen që skadonte në qershorin e vitit të ardhshëm. Kontrata, i garantonte Allegrit pagë prej 7 milionë Eurosh neto në sezon plus bonuse.
Mediat italiane raportojnë se trajneri i Livornos ka hequr dorë nga më shumë se gjysma e kësaj rroge. Gjithashtu dhe për shpërblimet e arritura këtë sezon, të cilin bardhezinjtë e mbyllën me vendin e tretë në renditje, gjë që i lejoi ata të kualifikoheshin në Ligën e ardhshme të Kampionëve dhe të fitonin Kupën e Italisë.
Një marrëveshje që lejoi Juventusin të mbyllte çështjen e Allegrit me kursime dhe pa iu drejtuar gjykatës. Tani klubi i Juventusit do të mund të shikojë nga e ardhmja, e cila quhet Tiago Mota, ndërsa Allegri vlerëson ofertat që i vijnë, me Arabinë Saudite që tundon me shifrat e saj.
Allegri ishte trajner i klubit torinez për tetë vjet në dy periudha, në 2014-2019 dhe 2021-2024, duke udhëhequr Juventusin drejt pesë titujve të Serisë A, pesë Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të vendit. Tekniku italian u shkarkua nga klubi bardhezi pas fitores së Kupës kundër Lazios për shkak të sjelljes së ashpër ndaj zyrtarëve të takimit.
Klan News