Angela Martini është një ndër personazhet më të njohura shqiptare dhe kjo padyshim prej bukurisë së saj. Modelja prej vitesh jeton në SHBA. Ajo ka ardhur së fundmi me një libër të quajtur “Dashuri, shpresë, dritë”, ku rrëfen të gjithë peripecitë e jetës së saj dhe të së ëmës.
Këtë të shtunë në emisionin “Klanifornia” në Tv Klan, bukuroshja shqiptare rrëfeu rebelimin më të madh që ka bërë në adoleshencë.
Marina Vjollca: Ndërmjet rreshtave që ke shkruajtur në libër ke treguar që ke qenë dhe një adoleshente disi rebele, por nuk e ke zbuluar të gjithin. Trego cili ka qenë rebelimi yt më i madh në adoleshencë.
Angela Martini: Kam dalë me brekët e mamit në rrugë, në lagje se ishte “Miss Pallati”. Doja të isha seksi dhe ia kam marrë brekët dhe ia kam lidhur anash. Kam thanë “mami, kam veshur brekët e tua”. /tvklan.al