Në konferencën e saj për mediat, deputetja Monika Kryemadhi deklaroi se do ta ndjekë hap pas hapi çështjen e saj.
Megjithatë një paralajmërim e pati për të gjithë me një shprehje në anglisht.
Deputetja e PL-së tha se ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, tashmë i arrestuar, i kanë bërë të gjitha vetë me forcat e tyre.
“Sigurisht dhe unë do merrem politikisht me këtë gjë se ligjërisht do merren avokatët dhe do i ndjek hap pas hapi. Duhet të kenë të gjithë parasysh që “karma is a bi*ch”. Sot janë me fëmijë të vegjël, por kur t’i kenë fëmijët nga 25 vjeç, që duan t’i kërkojnë t’i intimidojnë dhe turpërojnë prindërit e tyre do të jenë dhe ata në këtë pozicion. Veçse ka një ndryshim. Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i kanë arritur të gjitha gjërat vetë. As nuk kanë shitur trupin, as shpirtin dhe as mendjen për të qenë xhelatë në dorë të një grupi mafioz dhe kriminal”, tha Kryemadhi./tvklan.al