Një 10-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është goditur me thikë në Kinën Jugore gjatë rrugës për në shkollën japoneze që po ndiqte.
I mituri u sulmua nga një mashkull rreth 200 metra para se të arrinte te oborri i shkollës në Shenzhen, një qendër teknologjike, ku ndodhen shumë biznese japoneze.
CNN raporton se një i dyshuar 44-vjeçar u kap në vendin e ngjarjes dhe është vënë në pranga.
Autoritetet japoneze dhe kineze nuk specifikuan kombësinë e viktimës. Por kombësia japoneze kërkohet për t’u regjistruar në Shkollën Japoneze Shenzhen, sipas faqes së saj të internetit.
“Fakti që një akt i tillë i neveritshëm u krye kundër një fëmije gjatë rrugës për në shkollë është vërtet për të ardhur keq. Ne e marrim këtë incident jashtëzakonisht seriozisht dhe kemi kërkuar edhe një herë që pala kineze të sigurojë sigurinë e shtetasve japonezë”, tha në një deklaratë Ministrja e Jashtme e Japonisë, Yoko Kamikawa.
Autoritetet kineze nuk përmendën motivin e sulmit të së mërkurës. Por nacionalizmi, ksenofobia dhe ndjenjat anti-japoneze janë në rritje në vend, shpesh të nxitura nga mediat shtetërore./tvklan.al
.