Edhe pas zgjedhjes së presidentit të ri të Maqedonisë Gjorge Ivanov, vazhdon tradita e anashkalimit të shqiptarëve nga procesi i negociatave rreth çështjes së emrit me Greqinë. Kreu shtetëror i Maqedonisë pas një kohe të gjatë sërish është mbledhur për të diskutuar për këtë çështje, por sikurse dhe më herët ky takim nuk ka prezantuar asnjë përfaqësues shqiptarë.
Bashkimi Demokratik për Integrim si parti opozitare gjatë periudhës 2006-2008, kritikonte mospërfshirjen e shqiptarëve në konsultimet për emrin. Po asgjë nuk ka ndryshuar edhe pas kthimit të kësaj partie në pushtet. Edhe pse kryetari i PDI-së Ali Ahmeti, nuk e fsheh pakënaqësinë nga mënyra e zhvillimit të negociatave.
Jo vetëm me historinë, po me të gjitha problemet e mundshme me të cilat ne si vend ballafaqohemi, përgjegjësia nuk është vetëm e VMRO-DPMNE-së. Për këto zgjidhje duhet të angazhohemi të gjithë. Të gjitha institucionet në shtet, për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të gjithë.
Konsultimet e kreut shtetëror të Maqedonisë për çështjen e emrit kanë ardhur as vizitës së ndihmës sekretarit shtetëror amerikan James Staimberk në Maqedoni dhe takimet e kryeministrit Nikolla Gruevski me kryeministrin francez Nicolas Sarcozy.
Analistët e këtushëm vlerësojnë se administrata e presidentit të ri amerikan Barack Obama, por edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian sëshpejti do ta shtojën presionin për gjetjen e zgjidhjes për emrin. Çështje e cila tani në një kohë të gjatë po e pengon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe vazhdimin e integrimit të saj drejt Bashkimit Evropian.
Nga Shkupi për tv Klan Isen Saliu./tvklan.al