Lajme Arkiva 2003
Përfshirja e Partisë Demokrate të Re në qeveri nuk pranohet nga sekretari i përgjithshëm Kreshnik Çollaku. Forumet e PDR-së janë njohur me anë të mediave rreth bisedimeve të Pollos me kryeministrin Nano.
Nëse PDR do të hyjë në kabinetin qeveritar, është i domosdoshëm mbledhja e një kongresi të jashtëzakonshëm shprehet Çollaku, pasi duhet pyetur në radhë të parë elektorati i PDR-së.
Kreshnik Çollaku: Unë mendoj se PDR-ja nuk e meriton të trajtohet si lypëse, si lypsare dyerve të kryeministrisë apo holleve dhe hoteleve luksoze të Tiranës. Besoj se PDR-ja nuk mund të jetë mjeti për tu shndërruar për të kaluar nga marrëdhëniet morale me elektoratin në pazar të individëve të ndryshëm, pra kam qenë kategorikisht kundër këtij qëndrimi, fatkeqësisht kam edhe prova tashmë që ky qëndrim i PDR-së, kjo sjellje e disa figurave të PDR-së të përfaqësuesve përgjithësisht në parlament po ndikon, po krijon një kosto negative për PDR-më.
Në strukturat drejtuese të Partisë Demokrate të Re janë dy grupe të cilat mendojnë në kundërshtim nga njëra-tjetra për sa i përket përfshirjes në qeveri./tvklan.al