Për më shumë se 1 milion duhanpirës në Kroaci bota u përmbys të mërkurën. Pas më shumë se një dekade ku cigarja lejohej kudo, në bazë të ligjit ajo ndalohet tashmë në të gjitha vendet publike.
Vendimi i qeverisë ka shokuar duhanpirësit që përbëjnë një të tretën e popullsisë kroate. Gjobat në rast të shkeljes së ligjit për njerëzit dhe pronarët e lokaleve shkojnë nga 135 deri në 2035 euro.
Hyrja në fuqi e vendimit zbrazi lokalet e Zagrebit. Pronarët e bizneseve janë acaruar duke thënë se nga ky ligj bizneset ata rrezikojnë të falimentojnë. Por për ministrin e shëndetësisë, Darko Milionovic 13 mijë persona vdesin nga duhani çdo vit dhe ky fenomen duhet parandaluar.
Duhanpirësit e shumtë kërkojnë një referendum nëse duhani duhet pirë në vende publike. Me ritmet që po ndjekin vendet e Bashkimit Europian, për duhanpirësit Austria tashmë është parajsa e fundit e cigares./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle