Gjykata e Posaçme e Apelit mori në shqyrtim ankimin e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj kundër sekuestros së 2 vilave në zonën e Kodrës së Diellit në Kryeqytet.
Deputetja, e cila kërkon prishjen e vendimit të Shkallës së Parë, dorëzoi edhe shkresa me të cilat pretendon që provon ligjshmërinë e pasurisë.
Ndërkohë SPAK në seancë i qëndroi kërkesës që të vazhdojnë të bllokuara gjatë vijimit hetimeve pasurore që po kryen. Për mediat, Kryemadhi u shpreh me rezerva për vendimin e gjykatës.
Monika Kryemadhi, deputete: Ne do të ndjekim të gjitha shkallët e gjyqësorit pasi çështjen do e dërgojmë në Strasburg.
Shpjegoi arsyen pse ishte me bastun, por nuk preferoi të komentonte mbi ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.
Monika Kryemadhi: Unë bëj shumë palestër dhe aty kam vrarë gjurin, por po më hynë dhe në qejf bastuni se është si në modë. Nuk dua të flas për njerëz që s’janë në jetën time.
SPAK bllokoi në 20 Nëntor, 2 vilat në kuadër të hetimit pasuror që po kryhet paralelisht me atë penal, ku ish çifti Meta-Kryemadhi janë vënën nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash.
Tv Klan