Nuk prodhoi fitues, sfida mes Laçit dhe Partizanit, e vlefshme për javën e pestë në Superligë.
Dy ekipet ndanë pikët, pas barazimit 1-1. Ishte një sfidë e luftuar, ku nuk mungoi as tensioni. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte ndryshe.
Në minutën e 69-të, ndeshja u ndërpre për rreth 6 minuta, pasi një nga pjesëtarët e Partizanit, u godit me sende të forta nga tribuna.
Ndeshja rinisi në minutën e 75-të, ndërsa 5 minuta më vonë të kuqtë gjetën golin e avantazhit. Agim Zeka, shënoi për miqtë, ndërsa Ballhysa, i sapofutur në fushë, barazoi shifrat për Laçin.
Ky rezultat nuk ndryshoi deri në fund, me ekipet që u kënaqën me barazimin. Partizani mban vendin e tretë në renditje me 8 pikë, ndërsa Laçi renditet i fundit me 3 pikë. /tvklan.al