Sassuolo-Lecce duhej të ishte një derbi mes shqiptarësh, por në fushë ka zbritur vetëm Nedin Bajrami për skuadrën vendase, që e mbajti Marash Kumbullën në stol. Lecce, edhe pa Ylber Ramadanin e dëmtuar, triumfoi në transfertë ndaj Sasuolos me rezultatin e thellë 3-0.
Skuadra mike mori kontrollin e lojës që në fillim të takimit, duke e konkretizuar epërsinë e saj në minutën e 11-të, falë golit të shënuar nga Zhondre. Duke përfituar nga hutimi i vendasve pas pësimit të golit të parë, Leçe goditi përsëri pas 4 minutash, kur Dorgu shënoi golin e dytë.
Sasuolo u përpoq të reagonte, por duket se edhe ndërrimi i trajnerit nuk ka mundur të ngjallë besimin e kësaj skuadre. Trajneri Balardini bëri tre ndërrime me fillimin e pjesës së dytë, ku një ndër ata që doli nga fusha ishte edhe Bajrami, por sërish ikona e ndeshjes nuk ndryshoi. Një kundërsulm model i finalizuar me sukses nga Pikoli në minutën 61-të solli edhe golin e tretë për miqtë, duke i prerë çdo shpresë vendasve për përmbysje.
Me këtë fitore Lecce arrin në kuotën e 35 pikëve dhe është drejt sigurimit të qëndrimit në Serinë A, ndërsa Sasuolo mbetet në vend të parafundit me vetëm 25 pikë.
Klan News