E kishte thënë edhe më parë, që rivali i dytë më i fortë pas Italisë në Grupin G është Shqipëria. Julen Lopetegui e konfirmoi edhe një herë në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Julen Lopetegui, trajner Spanjës: Shqipëria është një ekip që ka ardhur gjithnjë në rritje, duke e fituar kualifikimin në Europian. Jemi të ndërgjegjshëm që do të përballemi me një skuadër me nivel. Nuk kemi frikë, por e respektojmë maksimalisht kundërshtarin.

Trajneri spanjoll komentoi edhe Grupin G eliminator, ku ashtu si në ndeshjen kundër Shqipërisë, skuadra e tij shihet si pretendente për të marrë biletën që të kualifikon direkt në finalet e Botërorit 2018.

Julen Lopetegui, trajner Spanjës: Jemi të vetëdijshëm që bëjmë pjesë në një grup shumë të vështirë. Kundërshtarët tanë janë ekipe të ngjeshura, por ne do të bëjmë më të mirën në ndeshjet tona.

Në seancën stërvitore të sotme është dëmtuar Sergi Roberto. Trajneri spanjoll do të përdorë fillimisht futbollistët me eksperiencë për të siguruar rezultatin e më pas prurjet e reja në ekip./ TV KLAN