Manchester United shmang turpin dhe e kurorëzon me trofe sezonin 2023-2024. “Djajtë e kuq” fituan 2-1 finalen e FA Cup kundër rivalëve të qytetit, Manchester City, për të prerë edhe biletën për në kompeticionet e UEFA-s vitin e ardhshëm.
United kaloi në epërsi pas gjysmë ore loje, falë edhe një gabimi trashanik të mbrojtjes së kampionëve të Anglisë. Garnaço përfitoi dhe tundi rrjetën. Kjo situatë tronditi jo pak skuadrën e Pep Guardiolës. 9 minuta më vonë, Majno shënoi për 2-0.
Argjentinasi dhe anglezi shkruajtën edhe një faqe historie, pasi bëhet dy lojtarë të ndryshëm nën 20-vjeç që shënojnë në finalen e FA Cup. Ndërhyrjet nga stoli sollën frymëmarrje për City-n.
Doku shënoi golin e nderit për kampionët e Anglisë, por që vlejti vetëm për statistikë. Kjo është hera e 13-të që Manchester United fiton titullin e FA Cup dhe rrjedhimisht garanton biletën për në Europa League.
Klan News